Presidenti Ilir Meta shprehu sot ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gjon Lulgjuraj, personalitet i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetar i Organizatës 75-vjeçare shqiptaro-amerikane AANO.

“Ideator dhe realizues për tre dekada të radio programit të parë në gjuhën shqipe për diasporën shqiptare në Miçigan dhe në Florida, ai spikati si aktivist i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare dhe forcimit të lidhjeve shqiptaro-amerikane”, – tha Meta. Presidenti Meta u shpreh se “vdekja e parakohshme e Gjon Lulgjurajt, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij, por edhe për mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella”. “Personalitete si Gjon Lulgjuraj, me punën, kontributin dhe veprën e tyre jetësore, i kanë bërë dhe i bëjnë nder kombit tonë”, – tha Meta.