Megjithëse u deklaruan për njëri-tjetrin dhe folën për dashurinë e madhe në intervistat ku dolën çift, duket se një tjetër dyshe e Për’puthen është ndarë. E kemi fjalën për Çimin dhe Stelën, ndërsa lajmin e ndarjes e ka dhënë kjo e fundit.
Në InstaStory, Stela tregon se e ka marrë vesh nga Instagrami ndarjen nga Çimi, për shkak të veprimeve të tij. “Mbas muajsh me radhë të insistimit të Çimit, u deklarova sepse mendova se ishte i sinqertë në ndjenjat e tij. Papritur pa asnjë shkak dhe pas asnjë komunikim, ne nuk jemi më bashkë dhe këtë e mësova nga heqja e fotove në Instagram-in e tij. Ky ishte Çimi”- shkruan ajo.
Më herët, Çimi u përfol për lidhje me një tjetër konkurrente të emisionit. Burime bënin me dije se Çimi dhe Lindita bashkëjetonin prej kohësh, ndërkohë që bënin tjetër lojë në ekran. Më herët, Lindita u fut në emision me pretendimin se kishte ardhur nga Italia posaçërisht për të njohur Ndriçimin, pasi ai ishte i vetmi që e kishte tërhequr nga ekrani. Thuhej se për ta bërë akoma më të besueshme këtë lojë, ata janë kapur herë pas here me njëri-tjetrin, duke bërë debate të vogla që në fakt nuk i kanë prishur aspak raportet e tyre.