Miralem Pjanic është gjithmonë dhe më afër kthimit tek Juventus. Sipas Mundo Deportivo, përjashtimi nga miqësorja e luajtur dje nga Barcelona kundër Salzburg ka qenë sinjali i fundit që mesfushori boshnjak është tashmë jashtë planeve të Koeman.
Në ditët e kaluara, menaxheri Ramadani duket se është takuar me drejtuesit e bardhezinjve dhe ka folur në telefon me ata të Barcelona-s për të mbyllur operacionin. Ka shumë mundësi që Trofeu Gamper i së dielës mes Barçës dhe Juventus do të jetë rasti për arritur marrëveshjen.