Në 16 prill Elvana Gjata u rikthye në muzikë ashtu siç vetëm ajo di. Artistja publikoi albumin e saj të radhës dhe na solli plot 7 perla, që si gjithmonë u pritën mjaft mirë nga publiku. Këngët e mini albumit të saj u kthyen menjëherë në hite. Asokohe, komentet drejtuar Elvanës ishin të panumërta dhe këngëtarja i ktheu përgjigje e falenderime të gjithëve, përveç një personi. Bëhet fjalë për moderatoren Alketa Vejsiu, e cila megjithëse i ka lënë dy komente në postim, s’mori asnjë përgjigje nga Elvana. “Me yll në ballë”, “Emocion i vërtetë”- i shkroi Alketa, e cila mori thjesht një ‘seen’.
Mbrëmjen e djeshme, Elvana ishte e ftuar në emisionin “Nin”, ku ndër të tjera foli dhe për këtë lajm që qarkulloi lart e poshtë.
Pyetur nga moderatori se cilat lajme i kanë mbetur në mend, ndër të tjera këngëtarja shqiptare përmendi atë që kishte të bënte me këtë rast. “Ia lë seen Alketës”, tha këngëtarja. “Kur pashë shkrimin e kuptova se çfarë kishte ndodhur se nuk e dija. Absolutisht nuk e pashë komentin e Alketës e t’ia ktheja fillonin prapë nga fillimi e pastaj thashë më mirë lëre fare”, shtoi ajo duke treguar se nuk ishte një veprim i qëllimisht, por thjesht i kishtë shpëtuar mes qindra komenteve.
Përsa i përket sqarimit të kësaj çështje me moderatoren, Elvana u shpreh se nuk është diçka me shumë interes që duhet sqaruar. “Po jo se s’ka çfarë të sqaroj sa herë shkruajnë mediat, kemi dhe ne punët tona “ Arsyeja e kësaj hatërmbetjeje mendohet të jetë “Festivali i Këngës”, ku Alketa dhe Vera Grabocka u fajësuan për pikët minimale që i vendosën Elvanës, duke sjellë kështu edhe ‘humbjen’ e saj dhe fitoren e Arilena Arës.
Gjatë kësaj interviste, këngëtarja u shpreh se më e rëndësishme për të është fakti që publiku e shpalli fituese absolute dhe pavarëisht pozicionimit të saj në vend të dytë Elvana nuk do ndalojë që në të ardhmen të marrë sërish pjesë në të tilla kompeticione. Moderatori: The që nuk ka lënë shije të hidhur, por megjithatë të gjithë fansave të tu dhe të gjithë atyre të cilët kanë qenë dhe e kanë përcjellë festivalin, ka qenë një rrëmujë e madhe rreth asaj se si i është bërë e padrejtë Elvanës pasi brohoritjet dhe të gjitha parashikimet ishin se Elvana do të ishte ajo e denja për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
Elvana: Unë pikësëpari, dua të jua them me zemër fansave të mi se unë e kthej kokën pas me buzëqeshje. Nuk kam asnjë keqardhje sepse çdo gjë ndodh për një arsye dhe koha tregon se çfarë ka qenë më e mira për të ndodhur. Pritshmëritë kanë qenë të mëdha dhe mua kjo më ka interesuar. Kjo është ajo për të cilën unë jetoj, që të jem favoritja e publikut gjithmonë, që njerëzit me festival, pa festival ta duan Elvanën dhe këngën e saj gjithmonë. Edhe pjesa e votimit nuk është ndonjë risi në Shqipëri, në festivalet shqiptare. Dua që publiku ta përqafojë këngën dhe ta mbajë përjetë me vete, aty është fitorja më e madhe, ai është çmimi më i madh dhe nuk janë gjëra klishe këto që po ju them, por që vijnë nga zemra vërtetë”, tha Elvana. Moderatori: Sot, pas një viti e gjysëm a mund të themi se ka pasur një dorë që ka ndikur në renditjen dhe rrjedhimisht ne pozicionimin tënd në vend të dytë?
Elvana: Nuk di të them, nëse di ndonjë gjë ti ma thuaj (qesh). E pyetur në lidhje me këngën që ka më përzemërt nga repertori i saj i gjerë, këngëtarja fillimisht u shpreh se e ka të pamundur t’i ndajë këngët. “Me i nda si me i vra. Nuk di, vërtet. I dua shumë, i kam si fëmijët e mi”, u përgjigj ajo duke qeshur. Por në fund Elvana e dha një përgjigje, duke zbuluar se një nga këngët që ajo ka më përzemërt është “Më fal”.