Laguna e Kune-Vain në Lezhë është një atraksion i ri turistik për t’u vizituar nga qytetarët. Vizitorët tashmë mund të shijojnë bukuritë natyrore që ofron zona e mbrojtur edhe për shkak të përmirësimit të infrastrukturës në zonë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar nga video, ku shihet nja panorama e mrekullueshme përgjatë Kune Vain dhe shton se me infrastrukturën e duhur është kthyer një atraksion tjetër i rilindur në Shqipëri.

‘Panoramë e mrekullueshme natyrore përgjatë Kune – Vain, në Lezhë me infrastrukturën e duhur një atraksion tjetër i rilindur në Shqipëri!’- shkruan Rama.