Maturantët që nuk kanë aplikuar me formularin A1/A1Z, do të kenë mundësinë të plotësojnë formularin në datat 18 deri 20 Gusht 2021.Pas kërkesave të shumta të të interesuarve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, u jepet shansi të shfrytëzojnë edhe një mundësi të re për të kryer këtë aplikim në datat 18 deri 20 Gusht 2021. “Matura Shtetërore” është një shërbim elektronik, i cili mundëson aplikimin e formularëve A1 dhe A1Z.

Formularin A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor ndërsa formularin A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore. Hapi i parë është plotësimi i formularit A1/A1Z në të cilin ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet. Formularët A1/A1Z plotësohen fillimisht online nëpërmjet portalit e-Albania dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti/kandidati.

Formulari A1Z plotësohet nga: – Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2021 dhe që kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore; – Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2021 dhe që nuk kanë detyrime të Maturës Shtetërore; – Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit dhe, pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës, rezultojnëse kanë ose nuk kanë detyrime të Maturës Shtetërore.

Plotësimi online i Formularit A1Z bëhet në shkollat ku kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur. Kandidatët për të plotësuar formularin A1Z duhet të paraqesin tek mbikëqyrësi një kopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë/vërtetimin, me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, me fotografi/certifikatën e maturës me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës, sipas regjistrit të amzës apo dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit.