Trajneri i Lazio Maurizio Sarri raportohet se është gati për ta transferuar Pedro Rodriguez, i cili duket se nuk është në planet e Jose Mourinhos të Roma Calciomercato . com raporton se sulmuesi anësor spanjoll mund t’i bashkohet Bardhekaltërve pasi që Sarri bashkë me drejtorin sportiv Igli Tare dëshirojnë të arrin një marrëveshje me Pedron.

Sulmuesi duket se dëshiron që të bashkohet me ish trajnerin e tij të Chelsea që tani drejton Shqiponjat dhe ky kalim konsiderohet historik. Në historinë e futbollit italian asnjë lojtarë qoftë i Lazio apo i Romës nuk i është bashkuar rivalëve lokal dhe Pedro mund të jetë lojtari i parë.

Pedro dhe Sarri e fituan Europa Ligën së bashku me Chelsea, në sezonin ku ish lojtari i Barcelonës gjeti 12 herë rrjetën. Calciomercato raporton që ata mund të bashkohen këtë sezon kurse pritet që 34 vjeçari vetëm ta formalizojë bashkimin e tij me Lazion. Kontrata e tij me Romën skadon në qershor të vitit 2023, por Mourinho ka vendosur që ta lirojë atë nga kjo kontratë.