Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vlerësoi sot punën e mjekes Evelina Kreko në Maternitetin “Koço Gliozheni” për shpëtimin e jetës së Amelias së vogël.

Manastirliu tha se “e lindur prematurë, pas një muaji të vështirë në reanimacion, Amelia sot gëzon shëndet të plotë dhe është gati të shkojë në shtëpi”.

“Dr. Evelina Kreko dhe stafi i shërbimit të terapisë intensive në Maternitetin “Koço Gliozheni” kanë bërë një punë fantastike dhe janë kujdesur maksimalisht që Amelia e vogël të kapërcejë rrezikun për jetën. E lindur prematurë, pas një muaji të vështirë në reanimacion, Amelia sot gëzon shëndet të plotë dhe është gati të shkojë në shtëpi”, shprehet ajo.