Ekipi francez, Paris Saint-Germain është afër nënshkrimit me Leo Messin. Kjo është konfirmuar nga gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano. PSG po përgatit kontratën zyrtare deri në qershor 2023 për t’iu dorëzuar Messit dhe babait të tij Jorge në orët e ardhshme.

Messi është i gatshëm të bashkohet me PSG -në. Neymar po tenton ta bind Messin në 24 orët e fundit. Në PSG janë shumë të sigurt që Messi do të bashkohet me ta.