Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka udhëtojnë drejt Lubjanës për të marrë pjesë në një forum që do të zhvillohet në datat 1-2 Shtator. Mësohet se në fokus të forumit është ardhmja e Evropës dhe planifikimi për përgjigje efektive ndaj sfidave aktuale, ku vendin kryesor do ta mbajë pandemia e koronavirusit.
Zyrtarisht është bërë me dije se temat që do të diskutohen ditën e parë të Forumit do të përfshijnë rimëkëmbjen pas pandemisë, transformimin e gjelbër dhe dixhital dhe të ardhmen e procesit të zgjerimit të BE-së. Ndërsa në ditën e dytë të takimit, bisedimet do të përqendrohen në rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë dhe rimëkëmbjen e turizmit, forcimin e BE-së. Përveç politikanëve shqiptarë, të pranishëm në këtë forum do të jenë edhe përfaqësues të BE-së, KE-së dhe Ballkanit Perëndimor.