Kryeministri Edi Rama tha se në sektorin e bujqësisë është bërë përparim i madh ku tani Shqipëria ka 3-fishuar eksportet, ndërsa në 2030 shpreson se Shqipëria do të jetë e para në rajon për eksportet bujqësore.
“I dukshëm ka qene edhe përparimi në bujqësi ku kemi mundësuar 2-fishimin e tokës që punohet. Kemi 3-fishuar eksportet bujqësore dhe kemi dalë në vendin e parë në rajon për përthithjen e fondit mbështes për bujqësinë. Në 2030 kërkojnë që Shqipëria të jetë e para në rajon për eksporte bujqësore si ato që prodhohen në tokë dhe në det”, tha Rama