Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit. Lajmin e bëri të ditur sot drejtori i komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga.
Punimet e Forumit Strategjik të Bledit do të jenë të ndara në dy panele, në të cilat do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme të Europës. Forumi Strategjik i Bledit konsiderohet si ngjarje kyçe rajonale. Ky forum i përvitshëm është kthyer në një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare në rajon.