Kryeministri Edi Rama Tiranë ka inspektuar Rezidencën Studentore Universitare nr. 2 për të parë nga afër kushtet në godinat studentore ndërsa foli për strehimin e afganëve.
Rama bëri me dije se nuk do të hiqen studentët për afganët, por do të shfrytëzohet koha derisa të nisë viti i ri akademik.
Edi Rama: Megjithëse po shtyhet ardhja e afganëve për shkak të logjistikës atje dhe shtyrjes së fluturimeve kështu që mund të ndodhi që mund të mos nevojiten nëse lirohen strukturat e tjera që kemi bërë gati sezonit.
Të jetë e qartë që nuk bëhet fjalë, hiq studentët, sill refugjatët afgan por bëhet fjalë thjesht për të shfrytëzuar këtë dritare kohe para se të vijnë studentët.