Rast unik e kanë konsideruar gjinekologët në Kosovë ardhjen në jetë të një foshnjeje që peshon 6.5 kilogram.
Fëmija ka lindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Me asistimin e gjinekologëve, anestezistëve dhe mamisë, bebja ka lindur shëndoshë e mirë.
Ai është fëmija i tretë në familjen e një 30-vjeçareje nga Drenasi. Nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.