Carlo Ancelotti rinis nga stoli i Real Madrid me një sukses 4-1 në La Liga në fushen e Deportivo Alaves. E ndërsa presidenti i tij Perez po lufton ndaj presidentit të La Liga, Tebas (mbi të drejtat e imazhit të kampionatit) në fushë “blancos” duket se argëtohen.
Pas një pjese të parë pa gola, shpërthen në të dytën Benzema me dy gola, Nacho dhe në fund mbyllja e bukur e Vinicius Jr, teksa për vendasit goli i nderit u shënuar nga Joselu me penallti. Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, pati një barazim mes Espanyol dhe Osasuna, të cilët e filluan sezonin me barazim 0-0.