Cristiano Ronaldo është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Manchester United. Sulmuesi portugez ka nënshkruar dtën e sotme marrëveshjen me Manchester United, duke u larguar përfundimisht nga ekipi italian Juventues. Ishte vetë klubi anglez që njoftoi rikthimin në Old Trafford të Ronaldo-s. Sipas shtypit anglez, 36-vjeçari Portugez do të nënshkruajë për dy sezone, duke u rikthyer në shtëpinë e vjetër, “Old Trafford”, ku shënoi 118 gola në 292 ndeshje. Ronaldo do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor në Lisbonë, qyteti në të cilin ka udhëtuar këtë të premte pasi u largua nga Torino me një avion privat. Klubi anglez ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Juventusin për transferimin e lojtarit, i cili kishte shprehur dëshirën për të mos vazhduar në Itali.

Po ashtu Rondalo ka konfirmuar largimin nga Juventus, përmes një deklarate prekëse drejtuar tifozëve bardhezi. “Sot largohem nga një klub i mrekullueshem, më i madh në Itali dhe padyshim një nga më të mëdhenjtë në të gjithë Europën. Unë dhashë zemrën dhe shpirtin tim për Juventusin dhe do e dua gjithmonë qytetin e Torinos deri në ditët e mia të fundit. Tifozët e Juventusit më kanë respektuar gjithmonë dhe unë u përpoqa të jua ktheja respektin duke luftuar për ta në çdo ndeshje, çdo sezon, çdo kompeticion. Në fund, të gjithë mund të shikojmë mbrapa dhe të kuptojmë se arritëm gjëra të mëdha, jo vetëm gjithçka që deshëm, por shkruam edhe edhe një histori të bukur së bashku.

Unë do të jem gjithmonë njëri nga ju. Ju jeni tashmë pjesë e historisë ssime, ashtu siç edhe unë jam pjesë e historisë suaj. Itali, Juve, Torino, tifozët bardhezi, ju do të jeni gjithmonë në zemrën time”, shkruan Ronaldo në një postim në Instagram.