Pilar Villarraga kishte kaluar pjesën më të madhe të verës duke numëruar ditët deri në ditëlindjen e vajzës së saj Sofisë. Në fillim të gushtit, Sofia do të mbushte 12 vjeç-dhe do të kishte moshën e ligjshme për të marrë një vaksinë Covid-19.
“Nuk doja që ajo të fillonte shkollën pa vaksinë,” tha Villarraga, e cila jeton në Doral, Florida. Dhe pastaj, në fund të korrikut, vetëm dy javë para ditëlindjes sofia u infektua me Covid-19. Në fillim, ajo sapo kishte ethe, pas katër ditëve kishte dhimbje fyti dhe trupi. Të nesërmen, Villarraga e çoi atë në urgjencë, ku skaneri zbuloi se Sophia kishte zhvilluar pneumoni. Ajo shpejt filloi të kolliste gj ak.
Sophia u pranua menjëherë në Spitalin e Fëmijëve Nicklaus, në Miami.
“Unë nuk mendoja se fëmijët mund të sëmuren aq shumë,” tha zonja Villarraga. Por Sophia ishte një nga 130 fëmijët me Covid-19 të cilët u shtruan në spital atë ditë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Numrat kanë ngjallur shqetësime se ajo që dikur dukej si një sëmundje që anashkalojnë fëmijët, tani ka nisur të ndryshojë. Disa mjekë në vijën e parë të frontit thonë se po shohin fëmijë më të sëmurë dhe për këtë fakt fajësojnë më shumë variantin Delta. “Të gjithë janë nervozë për faktin se varianti Delta është më i transmetueshëm dhe duke më i rrezikshëm tek fëmijët,” Richard Malley, specialist i sëmundjeve infektive pediatrike në Spitalin e Fëmijëve në Boston.
Shumica e fëmijëve me Covid-19 kanë simptoma të lehta dhe ende nuk ka prova të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se Delta shkakton sëmundje më të rënda tek fëmijët sesa bëjnë variantet e tjera, thanë shkencëtarët. “Nëse keni më shumë raste natyrisht që do të ketë raste të shumta mes fëmijëve,” tha Malley. Disa viruse që prekin më shumë fëmijët janë më pak të zakonshme gjatë muajve të ngrohtë dhe normat kombëtare të Covid-19 kishin rënë gjatë pranverës. Por muajin e kaluar, ndërsa Delta u përhap, kjo filloi të ndryshojë.
“Numri i testeve pozitive të Covid-19 filloi të rritet në fillim të korrikut,” tha Marcy Doderer, presidentja dhe shefja ekzekutive e Spitalit të Fëmijëve Arkansas.
Vaksinat janë efektive kundër Delta dhe ofrojnë mbrojtje të fuqishme kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes, por për fëmijët nën 12 vjeç vaksinat nuk janë të autorizuara. Pra, ndërsa gjithnjë e më shumë të rriturit vaksinohen, fëmijët përbëjnë një pjesë në rritje të rasteve të Covid-19 midis 22 korrikut dhe 29 korrikut, ata përbënin 19 për qind të rasteve të reja të raportuara, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë.
“Ata janë të pa vaksinuar,” tha Dr. Yvonne Maldonado, specialiste e sëmundjeve infektive pediatrike në Stanford Medicine. Nga 22 korriku deri më 29 korrik, u raportuan gati 72,000 raste të reja Covid-19 dhe pjesa më e madhe ishin fëmijë. Në spitalin Johns Hopkins All Children, 181 fëmijë rezultuan pozitivë për virusin në korrik. “Shumica e atyre fëmijëve kanë simptoma relativisht të lehta, të tilla si rrjedhje hundësh, kollë ose ethe. Një pjesë e madhe e fëmijëve nuk janë shumë të sëmurë,” tha Wassam Rahman, drejtor mjekësor i qendrës së urgjencës pediatrike në All Children’s. Disa fëmijë të shtruar kanë gjendje të tjera kronike, si diabeti ose astma, që mund t’i bëjnë ata më të ndjeshëm ndaj Covid-19, por mjekët thanë se ata gjithashtu kanë pacientë të sëmurë rëndë pa ndonjë faktor të dukshëm rreziku.
Ka disa dëshmi të reja kryesisht nga të dhënat për të rriturit që Delta mund të shkaktojë sëmundje më të rënda. Por hulumtimi është paraprak, thanë ekspertët dhe ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme të mira mbi ashpërsinë e rasteve të Delta tek fëmijët. Është ende e mundur, natyrisht që Delta mund të rezultojë të shkaktojë sëmundje më të rënda tek fëmijët. Normat e shtrimit në spital, të cilat janë një tregues i vonuar, mund të rriten në javët dhe muajt e ardhshëm. Dhe sindroma e rrallë, por serioze inflamatore që zhvillohet tek disa fëmijë me Covid-19, mund të duhen javë që të shfaqet. Pavarësisht nëse Delta rezulton të jetë më e rëndë, varianti po nxit qartë një rritje të infeksioneve të reja si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit, veçanërisht në zonat ku mbulimi vaksinal është i ulët. “Normat midis fëmijëve po rriten sepse normat midis anëtarëve të pa vaksinuar të familjes në shtëpitë e tyre po rriten,” tha Maldonado.