Ditë zie për moderatoren e dashur të ekranit shqiptar, Jonida Shehun, e cila ka humbur nënën e saj. Këtë lajm të trishtë ajo e ka dhënë përmes një postimi në rrjetet sociale ku shfaqet duke kërcyer e lumtur me të ëmën. Dhimbjen e madhe ajo e ka shprehur përmes fjalëve mjaft të trishta dhe të dhimbshme. “Mama iku dhe s’di më si jetohet pa të. Shpirti im”-shkruan moderatorja.
Ngushëllime Jonidës! Kujtojmë se në muajin shkurt të këtij viti, moderatorja u infektua me Covid-19. Asokohe ajo tregoi se nuk ndihej shumë keq, por gjëja që e shqetësonte më shumë ishte ankthi. “Nuk është se ndihem shumë keq, por as mirë. Është kështu si ndjesi e çuditshme, por shpresoj që ditët që do të vijnë të jenë më të lehta, jo më të vështira, sepse është shumë problem ky ankthi, çfarë do të ndodhë nesër, por deri tani jam ok. Unë jam në ditën e tretë, është e përballueshme deri tani, por duhet të kesh shumë vëmendjen, sepse dita nga dita ndryshon dhe njeriu nga njeriu ndryshon”, tregoi Jonida.
Për fat të mirë, moderatorja e kaloi virusin dhe këtë gjë e ndau para disa mujash me ndjekësit e saj. “Kam ndjekur këshillat rigoroze të mjekëve dhe përveç terapisë së vitaminave e lëngjeve që rekomandohen nuk kam marrë asgjë tjetër shtesë. Analizat e ditës së 14 dolën shumë mirë, që do të thotë se unë nuk pata nevojë për skaner apo grafi”, tregoi ajo.