SHBA po lu fton 91 zjarre të mëdha aktive në pjesën perëndimore të vendit, zjarre të cilat sipas Qendrën Kombëtare të Zjarrit, tashmë kanë djegur mbi 1,8 milionë hektarë tokë. Qendra regjistroi zjarre në Idaho, Montana, Oregon, Washington, California, Alaska, Wyoming, Colorado, Utah, Nevada, Arizona dhe Minnesota.

Shumica e zjarreve, respektivisht 56 prej tyre, po ndodhin në Idaho, Montana dhe Oregon. Qendra theksoi se me tymin që mbulon Uashingtonin lindor në Montana-n perëndimore, temperaturat arritën si në vitet e 90’ta në 109°F (43 gradë celsius)”.

Më tej, thuhet se dje u raportuan 7 zjarre të reja duke e çuar totalin në mbarë SHBA-në në 91 zjarre të mëdha që kanë djegur 1 800 386 hektarë tokë.

Qendra po ashtu paralajmëroi për potencialin e zjarrit mbi normalen e konsiderueshme” që do të vazhdojë deri në muajin shtator në SHBA-në veriperëndimore, në vargmalin verior të maleve shkëmbore dhe në pjesë të zonave të Pellgut të Madh dhe Malit Rocky.