Kosova vijon të regjistrojë shifra të larta të koronavirusit.
Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë kryer 6, 784 teste, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 1009 persona.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 2 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 82 persona janë shëruar. Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 105,881 persona.