Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përfundimit të shkollës së re 9-vjeçare në Mlizë, Elbasan. Investimet për ndërtimin e kësaj shkolle u realizua me mbështetjen e shtetit të Kuvajtit, nëpërmjet shoqatave dhe Ambasadës në Shqipëri.
Balla tha se, “gjej rastin të falënderoj popullin e Kuvajtit, ambasadën për vëmendjen që ka ndaj bashkisë së Elbasanit dhe të gjithë qarkut tonë. Në fakt ne jemi munduar që një pjesë të madhe të investimeve t’i kryejmë përmes fondeve që vijnë nga buxheti i shtetit, por është e pamundur që ne të plotësojmë të gjitha nevojat me të ardhura nga buxheti i shtetit, dhe për këtë qëllim kemi koordinuar që një pjesë të ndërhyrjeve në shkolla ta bëjmë me fondet e donatorëve dhe në rastin e shkollës Mlizë, kjo shkollë e re ndërtohet me fonde që vijnë nga populli i Kuvajtit nëpërmjet shoqatave, dhe ambasadës së Kuvajtit”.