Kryeministri i vendit, Edi Rama e thotë me plotë bindje se tashmë Shqipëria është një destinacion turistik dhe padyshim që ky është një lajm i mirë.
Përmes një shënimi në facebook, Rama tregon se vetë, në dy javët e para të gushtit kanë hyrë 859,316 turistë, rreth 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë.
“Lajme të mira për Shqipërinë destinacion turistik. Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë”, shkruan Rama.