Të gjitha ata banorë, të cilëve u ka dalë emri për të marrë certifikatën e pronësisë nuk duhet të paraqiten në zyrat e Kadastrës, por të aplikojë online. Nga Lushnja, Kreu i Kadastrës, Artan Lame i bëri thirrje banorëve që të mos paraqiten në drejtori për të marrë dokumentin, pasi ajo tashme merret online, ose vjen me postë në shtëpi.
Mesazhin e tij, Lame e dha nga fshati Plug ku shpërndau disa certifikata pronësie.
“Banorët nuk kanë nevojë të vijnë në drejtori për të marrë certifikatën. Aplikimi behet online dhe certifikata dërgohet online ose në adresë të banorit ose nga Adisa.
Në zyrat e kadastrës nuk kanë pse vijnë më banorët, certifikata i shkon në shtëpi.
Janë mbi 3 mijë pasuri në fshatin Plug, një zonë kadastrale me histori në këtë zonë
Këtu janë listat me emrat e banorëve, do të jenë të afishuara në zyrat e drejtorisë, tek ADISA, dhe online ne sitin e kadastrës dhe në njësinë administrove. Çdo banor që shikon emrin të aplikojë për të marrë certifikatën e pronësisë”, tha Lame.