Vijon pa ndërprerje puna nëpër shkolla që çdo gjë të jetë gati më 1 shtator për nxënësit dhe mësuesit.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi publikoi në rrjetet sociale disa foto nga punimet për sistemimet dhe riparimet e fundit nëpër shkolla në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më 1 shtator për nxënësit e mësuesit.
Kushi falënderoi të gjithë punonjësit që angazhohen për të sjellë ambiente shkollore më të sigurta, më të rregullta dhe më të pastra.
“Pak para nisjes së vitit të ri shkollor, vijon pa ndërprerje puna nëpër shkolla me sistemimet dhe riparimet e fundit në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më 1 shtator për nxënësit e mësuesit tanë. Faleminderit të gjithë punonjësve që angazhohen për të na sjellë ambiente shkollore më të sigurta, më të rregullta dhe më të pastra”, u shpreh Kushi.