Turqia dhe Greqia janë dy nga vendet më të prekura nga flakët e zjarrit, duke humbur edhe jetë njerëzish. Po sikur të mos mjaftonte kjo një “stuhi” tërmetesh ka goditur zonën e Datças. Sipas mediave turke janë regjistruar 131 tërmete, më i madhi me magnitudë 5.5 i shkallës Rihter.
Ndërsa “EMSC” ka shënuar lëvizje të tjera në një zonë tjetër. Rreth orës 1 të mëngjesit, në Dodecanese është shënuar një tjetër lëkundje, por këtë herë me përmasat 3.2 të shkallës Rihter.
Ndërkohë që dhe në Greqi, situata nuk është më e mirë. Pranë zonës së njohur si Peristeri, është shënuar një lëkundje me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter.