Përparësi mbetet evakuimi i sa më shumë njerëzve që të jetë e mundur, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “Unë dënoj me forcë këtë sulm të tmerrshëm terrorist (…) Përparësia jonë mbetet të evakuojmë sa më shumë njerëz në një mjedis të sigurt, sa më shpejt të jetë e mundur”, reagoi në Tëitter kreu i Aleancës Atlantike.
Deklarata e tij vjen menjëherë pas sulmit terrorist të kryer sot në aeroportin e Kabulit dhe në një kohë kur shtetet perëndimore po mundohen të finalizojnë operacionet e tyre të evakuimit para afatit të 31 gushtit.