Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë bashkë si çift prej më shumë se 3 vitesh. Në fillim të këtij viti ata zgjodhën që ta bënin publike lidhjen e tyre dhe këto kohë kanë qenë mjaft aktiv në rrjete sociale. Herë pas here Dojna organzion intervista virtuale me ndjekësit, të cilët gjithmonë janë të interesuar për marrëdhënien e saj me Vlashentin. Dikush e ka pyetur se si ka qenë lidhja në distancë me Vlashentin dhe Dojna ka përmbledhur me pak fjalë gjithë eksperiencën e saj. Ajo ka treguar se ata të dy nuk e kanë pasur të vështirë, sepse takoheshin çdo 2 javë dhe gjatë pandemisë jetuan bashkë. Megjithatë Dojna shton me bindje se distanca e ka forcuar akoma më shumë dashurinë e tyre.

“Pooo. Une jetoj prej 3 vitesh e gjysme nje lidhje ne distance. Nuk e ndiej sepse takohemi shume shpesh. Cdo dy jave Pandemia na ndihmoi te jetonim nje vit bashke sepse u mbyllen Universitetet ku Vlashenti jep mesim ne Paris dhe qendroi ne Tirane. Distanca forcon dashurine e vertete dhe jam e bindur per kete sepse e kam provuar vete”, shkruan Dojna. Më herët, Dojna dhe Vlashenti kanë dhënë intervistën e parë çift tek Adi Krasta. Ata janë pyetur në lidhje me planet e së ardhmes dhe sigurisht a do ketë apo jo një dasmë.

Vlashenti tregoi se ai nuk i ka pasur me qejf dasmat, por meqë Dojnës i pëlqejnë ai do t’ia plotësojë asaj dëshirën. “Nuk do ta bëjmë nesër dasmën kemi kohë ta mendojmë, mund ta bëjmë për disa ditë ndoshta”- tha ai duke qeshur.