5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri kanë mbërritur sot në atdhe.

Familje shqiptare ishin nisur nga Liban me një charter të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare, i cili zbarkoi sot në aeroportin “Nënë Tereza”. Bashkë me to ishin dhe kryeministri Edi Rama dhe ministri Cuci. Rama theksoi se ky ishte një ndër operacionet më të vështira, ndërsa theksoi se do të ketë një tjetër të tillë.

Kjo është përpjekja e tretë për riatdhesimin e shqiptarëve nga territoret luftarake në Siri.