Pasi ka fituar sot miqësoren ndaj RCA Casablanca 5-0, ku ka realizuar edhe blerja Shomudurov, Roma ka gjetur trashëgimtarin e Edin Dzekos. Ky është Tammy Abraham, i cili pas ditëve të reflektimeve më në fund i tha “po” ofertës së verdhekuqve.

Sulmuesi i Chelsea pritet nesër në kryeqytet për të filluar aventurën e tij të re me fanellën e Romës.

Abrahami ishte ndjekur nga Arsenali dhe Atalanta, por në fund Roma ishte pretendenti më kokëfortë dhe madje arriti të kapërcejë skepticizmin fillestar të lojtarit…

Sipas Fabrizio Romano, eskpertit të merkatos, Chelsea do të arkëtojë 40 mln euro të ndara në bilance të ndryshme me këste.

Blerja më e madhe në historinë e Romës!