Nga Ranjith Ramasamy/ Përkundër miteve që qarkullojnë nëpër mediat sociale, vaksinat anti-Covid nuk shkaktojnë impotencë apo infertilitet të burrat. Ndërkohë, është e vërtetë që virusi SARS-CoV-2, që shkakton sëmundjen e Covid-19, paraqet një rrezik për të dyja çrregullimet.
Deri më tani, janë kryer pak studime mbi mënyrën se si virusi apo vaksinat ndikojnë në sistemin riprodhues mashkullor. Por studimi i fundit nga mjekët dhe studiuesit e Universitetin të Majemit, kanë hedhur një dritë të re mbi këto pyetje.
Ekipi, ku përfshihem edhe unë, ka zbuluar implikime potencialisht të gjera për burrat e të gjitha moshave, përfshirë burrat më të rinj dhe ata të moshës së mesme, që duan të kenë fëmijë. Unë jam drejtor i Programit të Urologjisë Riprodhuese në Universitetin e Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Majemit.
Bashkë me kolegët analizuam indet e autopsisë së testikujve të 6 burrave, të cilët vdiqën për shkak të infeksionit me Covid-19. Rezultati: virusi i Covid-19 u shfaq në indet e njërit prej burrave; ndërsa numri i ulur i spermatozoideve u shfaq në 3 pacientë të tjerë.
Një pacient tjetër – që i mbijetoi Covid -19 – iu nënshtrua një biopsi të testikujve rreth 3 muaj pasi ishte shëruar nga infeksioni me fillestar Covid-19. Biopsia tregoi se koronavirusi gjendej ende në testikujt e tij. Po ashtu ekipi ynë zbuloi se Covid-19 ndikonte në funksionimin e organit mashkullor.
Një analizë e indeve penile nga dy burra, tregoi se virusi ishte i pranishëm 7-9 muaj pas diagnostikimit të tyre me Covid-19. Të dy burrat kishin zhvilluar mosfunksionim të rëndë erektil (impotencë seksuale), ndoshta për shkak se infeksioni kishte shkaktuar reduktimin e furnizimit me gjak të penisit.
Interesant ishte fakti që njëri nga burrat, kishte vetëm simptoma të lehta të Covid-19. Tjetri ishte shtruar në spital. Kjo sugjeron që edhe ata që kalojnë një formë relativisht të lehtë të infeksionit nga virusi, mund të përjetojnë mosfunksionim të rëndë erektil pas shërimit të tyre.
Këto zbulime nuk mund të cilësohen si plotësisht të habitshme. Tek e fundit, shkencëtarët e dinë se edhe viruset e tjera pushtojnë testikujt e meshkujve, dhe ndikojnë në prodhimin dhe pjellorinë e spermës.
Një shembull: Shkencëtarët që studiuan indet e testikujve nga 6 pacientë që vdiqën nga virusi SARS-CoV i vitit 2006, zbuluan se të gjithë kishin pasur shkatërrim të përhapur të qelizave, me pak ose aspak spermë. Po ashtu dihet se viruset e shytave dhe Zika, mund të depërtojnë në testikuj dhe të shkaktojnë inflamacion.
Deri në 20 për qind e burrave të infektuar me këto viruse, do të kenë prodhim të dëmtuar të spermës. Ndërkohë, disa kërkime shtesë nga ekipi im sollën lajme të mirëpritura. Një studim me 45 burra tregoi se vaksinat Pfizer dhe Moderna mARN, duken se janë të sigurta për sistemin riprodhues mashkullor.
Kjo është një arsye tjetër për t’u vaksinuar: për të ruajtur pjellorinë mashkullore dhe funksionin seksual. Hulumtimi në fjalë, është vetëm një hap i parë se si Covid-19 mund të ndikojë në shëndetin seksual të meshkujve. Mostrat ishin të vogla. Ndaj duhet të ketë studime të mëtejshme.
Por burrat që janë prekur nga Covid-19, dhe më pas kanë përjetuar dhimbje në testikuj, është e arsyeshme të mendohet se virusi ka pushtuar edhe indet e testikujve. Rezultati mund të jetë impotenca. Ata burra duhet të shkojnë tek vizitohen tek një urolog.
Një nga arsyet për hezitimin e marrjes së vaksinës anti-Covid, është perceptimi në mesin e shumë personave, se vaksinat mund të ndikojnë negativisht në pjellorinë mashkullore. Studimi ynë tregon të kundërtën. Nuk ka asnjë provë se vaksina e dëmton sistemin riprodhues të një mashkulli. Por injorimi i vaksinës dhe prekja nga Covid-19, mund ta dëmtojë këtë sistem. / “The Conversation” – Bota.al