Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 3 helikopterë, nga Holanda dhe Çekia, për shuarjen e zjarreve në territorin e Shqipërisë.

Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako shprehu mirënjohjen për përgjigjen në kohë të shpejtë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane, duke vënë në dukje se situata ka qenë e rënduar veçanërisht në gadishullin e Karaburunit, pikërisht në kufi me Parkun Kombëtar të Llogarasë. Sakaq Çako tha se shumica e zjarreve janë të qëllimshëm.

“Gjej rastin ti bëj thirrje komunitetit të ndihmojë të bëhemi bashkë e të denoncojnë. Shumicën e rasteve zjarret janë të qëllimshme”, tha Cako.