Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në ‘Facebook’ fotot nga gërmimet arkeologjike në varrezën mesjetare e zbuluar në Përmet.

Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulutrore kanë nxjerrë në dritë objekte si vathë, unaza, varëse të cilat i përkasin mesjetës së hershme shek. VIII-XI.

Kreu i ekzekutivit shkruan mes të tjerash se: Zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore

Postimi i plotë: Vazhdojnë gërmimet arkeologjike në varrezën e zbuluar mesjetare të Përmetit. Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë rezultatet e gërmimeve.

Sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI. Zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore . (Lexo.al)