Disa shenja të zodiakut duhet të përgatiten për javën që nis nesër: 20 shtator deri më 26 shtator. Kjo javë do të sjellë sfida sidomos për ata që janë të ndjeshëm. Nuk është momenti për panik, por është koha për rregullimin e pritshmërive. Kush do të ketë një javë të vështirë?
Luani-Ka një shans që gjithsesi të jeni optimistë, pavarësisht gjithçkaje. Keni shumë optimizëm brenda vetes, por shumë pak tolerancë për ditët kur gjërat nuk shkojnë sipas dëshirës tuaj. Ju mund të shihni që pak nga ajo intolerancë do të dalë në sipërfaqe këtë javë. Do të merrni një lajm zhgënjyes, jo tragjik, jo ndryshues të jetës, por mjaftueshëm për t’ju ??zbehur shpresat për një kohë te caktuar. Mund të jetë një anulim plani nga ana e dikujt. Ju mund të keni besuar në atë plan, madje mund të keni qenë të varur nga ai plan dhe kur të anulohet do mbusheni me negativitet. Thjesht një ndryshim plani dhe jo një luftë botërore. Mos e merrni javën me frikë.
Peshorja-Këtë javë, Peshorja do të përjetojë një skepticizëm të padëshiruar. Mund të keni pasur disa shpresa tek një njeri që dukej i besueshëm. Ju nuk kishit asnjë arsye për të menduar ndryshe dhe kështu hodhët gjithë besimin tuaj mbi të. Dhe pastaj, ata ndryshuan rrugën, duke ju lënë vetëm me ëndrrën tuaj.
Ujori-Keni pasur një javë krijuese, por kjo javë që vjen do t’ju sjellë zhgënjim përsa i përket produktivitetit dhe krijimtarisë. Pra, këtë javë do të keni ide madhështore dhe të mrekullueshme, por asnjë mënyrë për të shprehur veten, dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni të bllokuar, të mbytur. Ajo që është e mrekullueshme është se ato ide do të mbizotërojnë deri në javën e ardhshme, kur rrjedha juaj krijuese do të kthehet në rrugën e duhur.