Ambasadorja amerikane Yuri Kim është ka takuar ditën e sotme anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, diplomatja amerikane bën të ditur se ajo i falënderoi komisionerët për vijimin e procesit të vettingut për gjyqtarë dhe prokurorë, pavarësisht sfidave.
POSTIMI NË TWITTER/ Kim shprehet se procesi i vettingut me integritet dhe pavarësi është themeli për reformën në drejtësi në Shqipëri. Procesi, duhet të jetë i lirë nga presioni, duke përfshirë edhe sulmet ndaj komisionerëve, bën thirrje ambasadorja.
“Shqipëria ka nevojë për një sistem drejtësie që është profesional, eficent dhe i pa korruptuar, jo vetëm sepse është esencial për integrimin në BE, por sepse shqiptarët nuk meritojnë më pak. SHBA do të vijojë të mbështesë fort implementimin e reformës në drejtësi, duke përfshirë edhe vettingun.”