Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për mediat pas takimit konsultativ me Presidenten Vjosa Osmani. Ai është shprehur se qëndrimi i VV-së është shtyrja e zgjedhjeve lokale.

Kurti ka thënë se zgjedhjet lokale nuk janë si ato qendrore, duke u arsyetuar për kërkesën e VV-së për mbajtjen e zgjedhjeve në mesin e pandemisë vitin e kaluar. Ai po ashtu ka thënë se pritet një valë e re gjatë muajve që vijnë.

“Jemi në vëzhgim të situatës me pandemi në mënyrë që ky përmirësim mos të ndalet dhe në mënyrë që të mos kemi valë të re pasi versioni delta është ekskluziv në muajt tetor e dhjetor. Ne jemi për shtyrjen e zgjedhjeve. Sidoqoftë ne nuk e imponojmë qëndrimin tonë dhe do të pajtohemi me cilindo zgjidhje. Nuk janë zgjedhjet lokale sikur ato qendrore. Nuk votohet vetëm një kandidat por më shumë dhe ka edhe balotazh e nuk votohet vetëm një raund. Kërkojmë të dëgjohet mendimi i ekspertëve shëndetësorë. Ne kemi shprehur qëndrimin si subjekt dhe duhet të presim që të përfundojë takimi konsultativ”, është shprehur Kurti.