Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me kancelaren gjermani, Angela Merkel kritikoi edhe një herë Kosovën për faktin se nuk përfshihet në nismën “Ballkani i Hapur”.
Rama theksoi se Kosova duhet ta shfrytëzojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mos bëhet pjesë e konspiracioneve.
“Nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve, sepse kishte paragjykimin që nëse ne fusnim lëvizjen e lirë të njerëzve si një nga elementët, atëherë lëvizje e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Dhe faktikisht sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet, por rri dhe bën teori konspiracioni për Open Balkan. Kaq e thjeshtë është”, u shpreh kryeministri.