Fjalën e tij në Formunin Strategjik të BE-së në Bled të Sllovenisë, kryeministri Edi Rama shkaktoi të qeshura duke thënë se në Ballkan, të gjithë qeshin edhe kur vuajnë, ndërsa në BE nuk ndodh kjo gjë.
Rama: Më lini të përpiqem t’ju jap disa buzëqeshje në këtë atmosferë të zymtë sepse në Ballkan ka diçka që duhet ta ruajmë fort, ne mund të mund të buzëqeshim e të qeshim edhe kur vuajmë, gjë që pjesëtarët e BE nuk mund ta bëjnë. E kam fjalën për gjermanët.
Ndër të tjera, kryeministri Rama tha me bindje se jemi europianë dhe nuk po kërkojmë një licensë për këtë, ndërsa e cilësoi “dramatike” faktin që BE zhvillon diskutime për të ardhmen e Europës dhe nuk fton shtetet që nuk janë anëtare. Nuk mungoi ironia e kryeministrit për ndryshimin e emrit për aq kohë sa shtetet e Ballkanit Perëndimor mbeten jashtë këtyre diskutimeve.
Rama: Ne jemi këtu për të luftuar se nuk po kërkojmë licensë për të qenë europianë, ne jemi europianë. Çfarëdo të mendojnë njerëzit në BE, ne jemi europianë dhe sinqerisht jam shumë mirënjohës kryeministrit këtu dhe Presidentit sepse më në fund, në këtë diskutim për të ardhmen e Europës, ne u ftuam. Është shumë dramatike dhe qesharake që të shohësh BE të angazhohet në diskutime për të ardhmen e Europës dhe ne nuk ftohemi. Së paku të ndryshojnë emrin se nuk ka asnjë të ardhme të Europës pa Ballkanin Perëndimor brenda BE. Nëse BE do të vazhdojë kështu, do të jetë mirë për ne, por edhe më keq për BE. Kjo jo sepse po i jap Ballkanit Perëndimor të gjithë peshën, por sinqerisht ju përmendët në fillesë etërit themelues dhe nëse do të çoheshin e të ndiqnin këtë diskutim, do mendonin “më mirë vdekur sesa gjallë”.