Emina Çunmulaj feston ditëlindjen e në të njëjtën ditë ju desh t’i drejtohej spitalit prej kontraksioneve të lindjes. Me një video të postuar, modelja tregon se nuk e di nëse është alarm fals apo bebi po vjen. Pas disa orësh ajo konfirmoi se bebi është duke ardhur.
“Nuk ishte alarm fals. Po presim bebin të vijë. Sot është ditëlindja ime, në fakt vetëm për dy orët e ardhshme. Pyes veten a do vijë bebi për ditëlindje time, apo do ketë ditën e tij të lindjes”, thotë Emina.
Na mbetet të presim derisa Emina të japë lajmin e bukur të ardhjes në jetë të djalit të parë të familjes.