DASHI: Ky muaj do t’ju dhurojë emocione dhe shumë gjëra të bukura. Puna, miqësia dhe dashuria do të shkojnë mirë. Tani keni rastin që të shuani mëritë e së shkuarës. Vetëm bëni kujdes, pasi një problem që lidhet me aspektin ekonomik mund t’jua prishë humorin. Të martën ose të enjten mund të merrni një lajm të rëndësishëm.
DEMI: Në aspektin sentimental gjërat do t’ju ecin shumë mirë. Por, yjet ju këshillojnë që të mos rrezikoni me lidhjet paralele dhe të përfshiheni në situata të rrezikshme. Të martën, më datë 14 shtator, do të përjetoni një ditë plot me të papritura dhe do të bëheni nervozë. Në fundjavë mundohuni që të gjeni qetësinë e humbur.
BINJAKËT: Keni që të premten e kaluar që nuk ndiheni në formë. Për shkak të një zënke të momentit apo të stresit, në mendje ju janë kthyer kujtime të pakëndshme. Ka diçka që nuk ju bind dhe po bëni një bilanc të gjithçkaje që ka ndodhur. Disa përvoja të kaluara gjatë verës, mund të kthehen në diçka premtuese. Nëse duhet të mbyllni një marrëveshje, bëjeni brenda nëntorit.
GAFORRJA: Tashmë ka ardhur koha që të mbani distancë nga njerëzit që ju vënë në siklet. Gjatë kësaj periudhe duhet që patjetër të bëni sërish për vete të dashurin e zemrës, sidomos ata që gjatë verës kanë përjetuar një krizë në marrëdhënie. Venusi megjithatë do të vendoset në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj gjatë ditëve në vazhdim.
LUANI: Mundohuni që gjatë kësaj jave të mos bini pre e provokimeve, edhe pse mund ta keni të vështirë. Yjet ju këshillojnë që të kujdeseni për shëndetin, sidomos ata që nuk janë ndier mirë gjatë ditëve të kaluara. Situata do të përmirësohet në javët në vazhdim. Tani duhet të përgatisni terrenin dhe të vendosni nëse duhet ta plotësoni një angazhim që keni marrë.
VIRGJËRESHA: Ndiheni mjaft nën presion për shkak të disa eksperiencave të përjetuara në punë, të cilat duhet t’i vlerësoni me kujdes. Nëse duhet të merrni masa, veproni brenda nëntorit, sepse nga dhjetori e në vazhdim do të keni zvarritje të punëve. Në aspektin sentimental gjërat po ju ecin mirë. Gjatë tre muajve në vazhdim situata mund të ndryshojë për mirë.
PESHORJA: Kjo do të jetë një javë fantastike, sidomos në aspektin sentimental. Hëna e favorshme dhe Saturni do të ndriçojnë në qiellin tuaj. Beqarët të bëjnë kujdes që të mos hedhin hapa falsë. Në aspektin profesional do të jeni protagonistë. Prej disa javësh tashmë po merreni me një projekt dhe tani mund të merrni frytet e sakrificave tuaja. Ju lumtë, vazhdoni kështu!
AKREPI: E hëna më datë 13 shtator pritet që të jetë një ditë e qetë dhe gjërat do të fillojnë të marrin për mirë. Të premten, më datë 17, do të përballeni me disa probleme burokratike. Në aspektin sentimental gjërat do t’ju shkojnë shumë mirë. Kushtojini më shumë kohë familjarëve tuaj dhe mos lejoni askënd që t’ju nxjerrë pengesa.
SHIGJETARI: Veproni me instinkt dhe do të shikoni se gjithçka do t’ju shkojë mirë. Kjo është një periudhë fantastike për ju. Të mërkurën, më datë 15 shtator, do të ndiheni nervozë, por mos dëgjoni ç’thonë të tjerët, gjithçka e ka një zgjidhje. Në fundjavë do të jeni në humor të mirë. Në aspektin profesional pritet që të keni ndryshime.
BRICJAPI: Bëni kujdes këtë javë nga një mik apo një kushëri i largët. Data 14 nuk do të jetë fort e mbarë. Hëna tekanjoze do t’ju nxjerrë pengesa. Edhe në punë do të keni të papritura, por mos u ndikoni shumë. Do të arrini gjithsesi të keni rezultate shumë të mira, falë ndihmës së një personi të dashur që ju është gjendur pranë në momente të vështira.
UJORI: Pritet që kjo të jetë një javë e vështirë për të lindurit e kësaj shenje. Jini të përkushtuar dhe keni për ta parë që mundi nuk do t’ju shkojë kot. Një ish i dashur apo një ish-miku juaj do të kthehet sërish në jetën tuaj. Mundohuni që kësaj here të mos gaboni dhe të mësoni nga gabimet e së shkuarës, pasi partneri aktual mund të shfaqë shenja xhelozie.
PESHQIT: Pritet që të merrni lajme të mira. Ka qenë një periudhë e vështirë për ju, por keni për ta parë që do t’ia dilni mbanë. Në ditët në vazhdim do të përjetoni ulje e ngritje. E rëndësishme është që të dini ta ktheni situatën në favorin tuaj. Partneri juaj do ta kuptojë sa e rëndësishme është që t’ju ketë pranë. Edhe në aspektin ekonomik situata do të përmirësohet.