Sali Berisha ka folur me tone mjaft të forta, sot gjatë takimit të tij në kuadër të nismës për bashkimin e Partisë Demokratike. Ish-kryeministri është treguar mjaft i ashpër në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke e bërë atë përgjegjës për dështimet e njëpasnjëshme të PD.

“PD në ditën më të zezë. Kurrë nuk ka qënë në ditën e sotme. Ka tetë vite që ka humbur cdo nismë përvec ligjit të dek r i  min alizi mit, Ka tetë vite që ka humbiur cdo aksion, ka tëte vite që shkatërrohet mekanizmi elektoral, ka tetë vite që kalon nga disfata elektorale në disfatë elektorale, numëron dy zgjedhje lokale, një të humbur një të  dh ur uar. PD humbi zgjedhjet e fundit në të cilat Edi Rama vodhe dhe grabitit më shumë vota se në 2017, Pa diskutim. Por duhet ta themi të vërtetën vetes në sy. Rama nuk i fitoi zgjedhjet. Por as PD nuk i fitoi zgjedhjet. Ditën e zgjedhjeve në darkë, zgjedhësit demokratë janë pyetur për kë votuan në PD. Vetëm 19% e tyre votuan për kryetarin. Të tjerët për PD. Në këtë mënyrë nuk fitohet.”-tha Berisha.