Pas sulmeve të shumta ditën e sotme, Berisha nuk ndalet në akuzat e tij ndaj Bashës pas përjashtimit nga Partia Demokratike. Mbrëmjen e sotme, në emisionin ‘Zonë e Lirë’ Berisha ka thënë tërthorazi se edhe Lulzim Basha është ‘Non grata’ nga SHBA. I pyetur nga gazetarët Berisha u shpreh se Basha e mori vendimin e përjashtimit për interesat e tij personal dhe se prej vitesh nuk shkon në Shtetet e bashkuara.
Berisha: Gjithcka ka bërë, e ka bërë vetëm për veten e tij. Në funksion të interesit të tij personal. Ai partinë nuk e pyeti. -Cili është interesi? Berisha: Ai ka disa vite që nuk shkon në Shba. Ka udhëtime të anulluara.
Pabesia njerëzore thyen cdo normë dhe cdo moral. Normal, i pabesë. Një akt që e njoftoi 20 min para se të dalë në mesazhin e tij. Ma tha në telefon. E kundërshtova se nuk ishte tagri i tij një vendim i tillë. I kërkova që kundërshtimin tim t’ua përcillte të pranishmve në mbledhje. Ai pasi foli me mua doli bëri njoftimin pa i lajmëruar ata. Mbledhjen e thirri jo për diskutim por për të njoftuar një vendim në kundërshtim me cdo normë.