Qeveria italiane do të bëjë të detyrueshme certifikatën shëndetësore për të gjithë punonjësit, duke u bëre vendi i parë europian që ndërmerr një hap të tillë në përpjekjen për të përshpejtuar vaksinimit e për të frenuar pandeminë. Nga 15 tetori, italianët duhet të dëshmojnë vaksinim, test negativ, apo shërim nga sëmundja për të hyrë në vendet e punës, si në sektorin publik ashtu edhe privat. Për ata që prezantohen në punë pa certifikatën shëndetësore, parashikohen gjoba nga 400 deri në 1 mijë euro. Shkarkimi nuk do të jetë i mundur, por dot ketë pezullime dhe ngrirje të pagës. Masa nxiti reagime të ndryshme. ‘Sipas mendimit tim nuk është e drejtë, pasi unë jam një qytetar i lirë dhe mund të vendos vetë nëse e marr ose jo certifikatëne gjelbër.”, u shpreh një qytetar.

E ashtuquajtura “greenpass” u konceptua fillimisht si mënyrë për të lehtësuar udhëtimet mes shteteve të be. Por italia është mes një grupi vendesh që e kanë bërë atë të detyrueshme për hyrjen ne muze, kinema, plaestra apo restorante.

Më vonë, e zgjeroi përdorimin e certifikatës edhe tek mësuesit dhe stafi shëndetësor, pavarësisht ndasive lidhur më çështjen mes koalicionit të unitetit kombëtar, të drejtuar nga Dragi. Rreth 73% e popullsisë prej 60 milion banorësh në Itali kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 65% janë imunizuar plotësisht.