Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 5 viktima si pasojë e COVID-19 dhe 77 raste të infektuar.
Sot janë shëruar 696 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152 mijë e 758.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.481 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.274.156 doza të vaksinës.
Deri më sot 503.498 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në total numri i rasteve aktive është 4.176