Mesazheve të shumta ngushëlluese të ndarjes nga jeta të mjekut të Kombëtares, iu është bashkuar edhe ish-trajneri kuqezi Gianni De Biasi, pasi me Ylli Mihalin punoi për gjashtë vite…
“Jam vërtet i trishtuar për humbjen e mikut tim Ylli. Personi që e vlerësova shumë, njerëzisht dhe profesionalisht. Fiziku i tij i bëshëm fshehu një shpirt të mirë dhe bujar, një person autentik që e donte punën e tij dhe Kombëtaren tonë.
Fatkeqësisht do të kem një mik më pak në Shqipëri, por unë do të mbaj praninë tënde të dashur Ylli në zemrën time. Faleminderit për gjithçka. PREHU NE PAQE MIKU IM!”