Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti në fjalën e tij gjatë seancën plenare maratonë ka deklaruar se Parlamentin e sheh në një nivel “për të ardhur keq”. Alizoti tha se deputetët bëjnë diskutime politike s’i ti përkisnin një sistemi totalitar. “Më ka bërë gjithë kohës shumë përshtypje dhe ua them me sinqeritet “ç’desha që erdha këtu”, u shpreh deputeti demokrat.

Ndërkohë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si një person “që gjithë jetën e tij nuk i ka thënë një herë punës merhaba”.

Duke përmendur edhe nismën ‘Open Balkan’ që ka përplasur Kosovën me Shqipërinë, Alizoti e quajti kryeministrin Albin Kurti “ikonë” dhe “politikani më i pakorruptuar në gjithë Ballkanin”. tema/