Ngërçi në dialogun Kosovë-Serbi ka vendosur në lëvizje të dërguarin special të BE, Miroslav Lajçak. Medait në Kosovë raportojnë se Lajçak javën e ardhshme do të jetë në Kosovë për të takuar kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi.
Pavarësisht takimeve të shtatorit, dialogu nuk po konkludon në rezultate teksa Kurti dhe Vuçiç nuk takohen më me njëri-tjetrin. Kosova ka patur kritika ndaj Serbisë për dialogun për shkak se nuk po i plotësohen kërkesat teksa edhe marrëveshja e 4 shtatorit të 2020 në SHBA duke se ka ‘skaduar’.