Astrologjia prek çdo pjesë të jetës madje arrin deri tek përcaktimi i dietës që duhet dhe mund të ndiqni. Jo nuk është e tepërt! Astrologët i kanë nxjerrë përfundimet e tyre bazuar në karakteristikat e secilës shenjë duke lënë të kuptohet se ka disa që kanë guximin të ndjekin kushtet specifike që ofron secila dietë. Më tej i listojmë:
Dashi: Dieta vegane, sepse ka guxim të bëjë ndryshime drastike duke mbrojtur mjedisin.
Demi: Nuk ndjek asnjë dietë sepse nuk heq dot dorë nga ushqimi. Ama pi shumë lëngje dhe bën masazhe dobësimi.
Binjakët: Dietë detoxi. Ata urrejnë të ndihen të fryrë dhe e përfshijnë edhe partnerin në dietë.
Gaforrja: Dietë me fokus lëngjet. Pi shumë ujë, ushqehet për një javë vetëm me lëngje perimesh dhe supë.
Luani: Dietë me proteina, sepse i duhen për stërvitje, nga e cila nuk heq dorë ndonjëherë.
Virgjëresha: Një dietë të ndjekur dhe krijuar nga dietologë profesionistë, sepse është shumë perfeksioniste.
Peshorja: Heq dorë nga sheqeri dhe pijet alkoolike, dietë detox, me sakrifica të mëdha për ta.
Akrepi: Dietën e orizit, sepse i pëlqen të çohet nga tavolina me stomakun plot.
Shigjetari: Zëvendësojnë vaktet me smoothie proteinash dhe çokollata energjike.
Bricjapi: Eliminojnë totalisht karbohidratet.
Ujori: Kur mbajnë dietë, heqin fare mëngjesin ose darkën si vakt dhe lejojnë trupin të pastrojë toksinat.
Peshqit: Dietën dukan, me zero sheqer dhe karbohidrate, por plot proteina.