Sot është Dita e Botërore e Pastrimit, në të cilën synohet të mobilizohen qytetarët, institucionet, bizneset në aksione pastrimi (dhe jo vetëm), për të larguar sa më shumë mbeturina nga natyra dhe në këtë mënyrë të përçojë mesazhin për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.
Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje këtë ditë teksa përcolli mesazhin se qeveria e re do t’i përkushtohet shumëfish pastërtisë së kësaj pjese sa të vogël aq edhe magjike të këtij planeti, e cila quhet Shqipëri.
“Mirëmëngjes, dhe në ditën që i kushtohet një planeti më të pastër, që përkon me ditën e parë të punës së qeverisë së re, e cila do t’i përkushtohet shumëfish pastërtisë së kësaj pjese sa të vogël aq edhe magjike të këtij planeti, e cila quhet Shqipëri, ju uroj një të shtunë të bukur”, tha ai.