Telefonata e Argjendit për Ritvanën ka nxitur shumë diskutime në studio. Ai e telefonoi në 2 të natës për t’i kërkuar që të takoheshin, por nuk u takuan sepse Argjendi thotë që logjikoi ndryshe. Në puntatën e sotme, kur u transmetua takimi me Mikelën, Ritvana tha se dyshon që Argjendi donte të fliste me të sepse ajo i bëri të qartë që nuk do të jetë pjesë e një trekëndëshi por do të vijonte njohje me djemtë e tjerë.
Ritvana: Do më telefonoje se të thashë më parë që nuk më pëlqejnë trekëndëshat? E pashë që është pas Mikelës dhe i thashë që pavarësisht se më pëlqen, do vazhdoj të njoh djem të tjerë.
Argjendi: Pse duhet të dorëzohesh kaq lehtë? Mikela: Kush je ti që të vijmë pas teje? Një natë njërën, një natë tjetrën, ç’të duket vetja? Argjendi: Po them që nuk dorëzohem kur më pëlqen një femër.