Dashi-Në dashuri e keni Marsin kundër, ndaj përpiquni të mos krijoni një situatë që nuk ia vlen të përballeni. Në punë, lajme të reja po vijnë.
Demi-Në punë, nga ana tjetër, ju keni një dëshirë të madhe për t’u përfshirë. Arrini deri aty sa ndryshoni gjëra, por më avash. Ndërkohë duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje shpenzimeve.Binjakët
Ditë pozitive për ndjenjat. Nëse jeni të interesuar për një person, është koha për të ecur përpara. Në punë, projektet e reja favorizohen: megjithatë mos nxitoni, por merrni kohë për të reflektuar.
Gaforrja-Nga pikëpamja e punës, disa situata do të dalin në sipërfaqe, por nëse keni një aktivitet të pavarur nuk përjashtohet që t’ju duhet të rishikoni ndonjë marrëveshje.
Luani-Në punë ka një tension të vogël, ndaj përpiquni të përmbaheni për të mos u përfshirë në polemika, të paktën për disa ditë.
Virgjëresha-Në aspektin e punës, nëse kohët e fundit keni pranuar një detyrë të rëndësishme, tani është koha për të qenë të sigurt dhe të reflektoni pozitivitet.
Peshorja-Ndoshta kohët e fundit keni vuajtur nga distanca që keni me partnerin/en. Tani, më në fund mund t’i mbyllni ato ndjenja në kuti, kohë më të mira po vijnë.
Akrepi-Nëse doni të shmangni telashet, përpiquni të flisni hapur me partnerin tuaj. Nga pikëpamja e biznesit, si sot (e premte) ashtu edhe nesër, mos e humbni kohën me njerëz që vetëm flasin.
Shigjetari-Në dashuri, nëse keni diçka për t’i thënë partnerit/es, mos u përmbani, vetëm në këtë mënyrë mund të shmangni ekzagjerimin e një problemi.
Bricjapi-Në punë, të reja po vijnë dhe do jenë aty deri në fund të vitit, ndaj mos u kapni të papërgatitur.
Ujori-Diskutimet me partnerin mund të ndizen edhe për gjëra të parëndësishme. Sidoqoftë, duke folur, edhe nëse situata nuk është më e mira, komunikimi duhet të jetë i fortë.
Peshqit-Mos krijoni polemika të panevojshme, kjo një kohë e mirë për dashurinë: do të keni mundësi të përjetoni emocione të veçanta.